Fatmir Spahiu thirrje për solidaritet: Të ndihmojmë familjet e goditura nga vërshimet

Aktori shprehet i gatshëm të organizojë ngjarje humanitare në koordinim me institucionet për mbështetje ekonomike të të prekurve.

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pas reshjeve të mëdha të shiut që kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të Kosovës, veçanërisht në Drenicë dhe Dukagjin.

banner

Spahiu ka theksuar se situata pritet të lërë pasoja ekonomike për shumë familje dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar drejtpërdrejt në ndihmë të tyre. Ai ka bërë të ditur se është i hapur të marrë pjesë si organizator, bashkëorganizator apo në çfarëdo forme tjetër në ngjarje humanitare që do të grumbullonin mjete për familjet e prekura.

Sipas tij, organizimi i këtyre aktiviteteve duhet të bëhet në koordinim me institucionet dhe komunat përkatëse, ndërsa artistët dhe qytetarët do të jepnin kontributin e tyre në pjesën mbështetëse. Spahiu shtoi se është i bindur që shumë artistë, sportistë dhe figura publike do t’i bashkoheshin një nisme të tillë.

Në fund, aktori u shpreh me shpresë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe theksoi solidaritetin me qytetarët e prekur, duke përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “Jemi bashkë, si gjithmonë”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.