
Pas numërimit të fletëvotimeve me postë, LVV arrin 51 për qind, ndërsa PDK dhe LDK mbeten pas.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet pas vazhdimit të numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë. Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të përqindjes për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka arritur në 51 për qind të votave, raporton Zeri.info.
Sipas rezultateve të përditësuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 20.24 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 13.26 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.



