Trump drejt takimit me lideren e opozitës venezueliane, pranon ofertën për Çmimin Nobel për Paqe

María Corina Machado i ofron Trumpit Çmimin Nobel për Paqe, presidenti amerikan e quan “nder të madh” pranimin e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillojë një takim në Uashington me María Corina Machadon, lideren e opozitës së Venezuelës.

banner

Sipas raportimeve, Machado është përpjekur të fitojë simpatinë e presidentit amerikan, duke i ofruar atij Çmimin Nobel për Paqe – një çmim që Trump e ka shprehur hapur se e dëshiron.

Trump, duke komentuar këtë ofertë, ka deklaruar se “do të ishte një nder i madh” ta pranonte këtë vlerësim, duke lënë të hapur mundësinë për një kandidaturë të mundshme në të ardhmen.

Takimi pritet të përqendrohet në situatën politike në Venezuelë, rolin e opozitës dhe qëndrimin e SHBA-së ndaj regjimit aktual në Karakas.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.