Evakuohen tri familje në lagjen “Kodra e Trimave” shkaku i vërshimeve

Si pasojë e vërshimeve të fundit në Prishtinë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se ka evakuuar tre familje nga lagja Kodra e Trimave, në rrugën “Aziz Zhilivoda”. 

Familjet janë sistemuar përkohësisht, ndërsa Drejtoria do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.

banner

“Sot, në bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, Kryqi i Kuq i Kosovës ka shpërndarë paketa ushqimore dhe higjienike për këto familje të goditura nga vërshimet. Autoritetet falënderojnë Kryqin e Kuq për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë emergjente”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.