A është i interesuar për kreun e LDK-së nëse Abdixhiku bëhet president? Përparim Rama: Fokusi im është Prishtina

Kryetari i Prishtinës thotë se do ta ndihmojë partinë vetëm nëse ka nevojë, por përjashton ambiciet për postin e kryetarit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nëse do të merrte drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në rast se kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, do të bëhej president i vendit.

banner

Në përgjigje të pyetjes, Rama tha se fokusi i tij mbetet në drejtimin e kryeqytetit dhe në përmbushjen e mandatit katërvjeçar që i është besuar nga qytetarët.

“E kam cek edhe më përpara që unë jam kryetar i kryeqytetit. Kam një mandat katërvjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm përbrenda partisë, të cilët munden me i çu proceset përpara. S’ma merr mendja që kanë nevojë për mua”, u shpreh ai.

Megjithatë, Rama theksoi se është i gatshëm ta ndihmojë LDK-në nëse do të ketë nevojë për kontributin e tij.

“Unë jam këtu për kryeqytetin dhe për qytetarët e kryeqytetit. E kur je për kryeqytetin, je për krejt Kosovën, prandaj do të jem aty në ndihmë për çfarëdo ndihme që do të kenë nevojë, por fokusi im është kryeqyteti”, përfundoi Rama.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.