
Donika Gërvalla falënderon Ramush Haradinajn për pjesëmarrjen në homazhet për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe nënën Ajshe.
Në Dubovik sot është shënuar një moment simbolik afrimi mes kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Të dy politikanët ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit gjatë ceremonisë përkujtimore në nderim të veprimtarëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe të nënës së tyre, Ajshe Gërvalla.
Gjatë aktivitetit, Gërvalla falënderoi publikisht Haradinajn për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar ndaj figurave historike të rezistencës shqiptare, duke theksuar rëndësinë e unitetit rreth vlerave kombëtare.
“Pjesëmarrja juaj sot është një dëshmi e respektit për sakrificën dhe veprën e Jusufit, Bardhoshit dhe nënës Ajshe, të cilët mbeten shembull për brezat e rinj,” u shpreh Gërvalla.



