Osmani në Bordin e Paqes, Behrami: Këdo e kudo që shohim përafrim me ShBA-në, do ta ketë mbështetjen e PDK-së

Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka komentuar pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, në Bordin e Paqes, ku u ftua nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në T7, Behrami ka vlerësuar se këdo e kudo që shohim përafrim me ShBA-në, do ta ketë mbështetjen e PDK-së.

banner

“Ne e shohim këtë në rolin e përfaqësimit të shtetit dhe interesave të Kosovës, dhe këdo e kudo që e shohim përafrim me SHBA-ë, e ka dhe do ta ketë mbështetjen e PDK-së” – tha ai.

“Në 5 vitet e fundit marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të kanë qenë shumë të përkeqësuar e delikate, e mendoj ka ardhur koha e një rishikimi të këtyre marrëdhënieve që të kemi një dinamikë më të madhe”, ka thënë Behrami në “Pressing” të gazetarit dhe moderatorit të njohur Leonard Kërquki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.