Mbi  100 zyrtarë raportohet se janë ftuar për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur zbatimin e veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të votës dhe falsifikim të dokumenteve zgjedhore në procesin zgjedhor për deputetë.

Sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.

banner

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Ky informacion ishte konfirmuar nga vetë Kryeziu disa ditë më parë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të votave dhe, teksa ky proces po i afrohet përfundimit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, pas rinumërimit në disa vendvotime janë konstatuar dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët brenda subjekteve politike, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të votave.

Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.