
Sot Partia Demokratike, e udhëhequr nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka protestuar në Tiranë para Kryeministrisë.
Siç raporton Top Channel, në protestë ka pasur tensione.
Në raportimet mediale theksohet se protestuesit e PD-së kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt objektit të Qeverisë së Shqipërisë, që udhëhiqet nga Edi Rama, kryetar i PS-së.
Policia shqiptare është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës, ndërsa raportohet se edhe pesë efektivë janë transportuar drejt spitalit.
Përmes protestës, PD-ja ka kërkuar largimin e Ramës, pas hetimeve të SPAK-ut për korrupsionin e lartë në qeveri.
“Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket shumë larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë. Një karvan maratonë e mbushur me dhunën e narko-shtetit. Por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vite të një përballje të egër”, tha ndër të tjera Berisha.



