
Augustin Palokaj, korespodent i grupit KOHA në Bruksel, ka shkruar një opinion, në të cilën ka komentuar zhvillimin kryesor të javës në politikën e jashtme për Kosovë, aëntarësimin në Bordin e Paqes.
Që në titull, Palokaj ka pasur një qëndrim të favorshëm për këtë nismë, pasi opnioni është i titulluar “Kosova s’ka arsye për dilema rreth Bordit të Paqes”.
“Rreshtimi i Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan nuk duhet të shihet si dilemë. Nuk ndan ai Bord SHBA-në dhe BE-në, por BE-ja sikur për shumë çështje tjera është e pavendosur dhe e ndarë brenda vetes. Pos që është në interes të Kosovës të jetë në atë grup Kosova me përvojën e saj mund edhe të japë një kontribut për ndërtimin e paqes, rindërtimin ekonomik dhe shoqëror pas konfliktit dhe demokratizimin me ndihmën ndërkombëtare. BE-ja edhe nëse nuk do të jetë pjesë formale e këtij Bordi do të bashkëpunojë me të. Sepse përkundër kritikave dhe rezervave ndaj tij, nuk ka asnjë alternativë tjetër në këtë moment” – ka shkruar Palokaj në hyrje, të cilin opinion mund ta lexoni këtu.



