Fejza dënon djegien e bagerit në Mitrovicë: Mbështes Faton Pecin në lirimin e hapësirave publike

Arjeta Fejza, deputete e zgjedhur e VV nga Mitrovica, ka dënuar aktin e djegies së bagerit më këtë qytet, një ditë pas rrënimit të disa lokaleve në hapësira publike.

Ajo ka mbështetur kryetarin e Mitrovicës në vendimin për lirimin e hapësirave publike.

banner

Postimi i plotë:

E dënoj ashpër aktin kriminal të mbrëmshëm dhe njëkohësisht e mbështes kryetarin Faton Peci dhe vendimin për lirimin e hapësirave publike.

Kjo nuk është çështje dëshire por është obligim ligjor. Qeverisja komunale në Mitrovicë do të karakterizohet nga rendi, ligji dhe mbrojtja e interesit publik.

Institucionet nuk do të zmbrapsen nga kërcënimet apo veprimet kriminale. Zbatimi i ligjit mbetet prioritet i panegociueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.