Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap në flagrancë me ryshfet

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një komunikatë për media ka bërë të ditur se tre zyrtarët e arrestuar të Komunës së Prishtinës dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Ndër tre personat e arrestuar, A.G., është zënë në flagrancë për “marrje të ryshfetit. Sipas Prokurorisë, qëllimi i tij ka qenë që ta ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me Komunën.

banner

“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.