Hoxha e quan “pallosh” Edi Ramën: Tragjedia e shqiptarëve e ushqen

Elvis Hoxha, aktivist i VV, ka kritikuar ashpër Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.

Hoxha ka theksuar se tragjedia e shqiptarëve e ushqen Ramën

banner

Postimi i plote:

Nuk e di a e kuptojnë mbështetësit e Edi Dramës se ndryshimi i fesë sa herë i do qejfi nuk është respekt për fenë. Së fundmi DRama na doli katolik. Deklaroi se djali i tij mund të bëhet hebre. Kjo ndodh kur i lëshon frazat me idenë se po thua mënçurira.
Drama e DRamës është se mendon se është qytetar i botës, posedues i tërë besimeve, piktor dhe partiak sipas vaktit, pallosh apo mbret sipas vartësve me të cilët punon, basketbollist apo arkitekt sipas pronës që zotëron… por vetëm në një një gjë konstant: popullin e këtij vendi e sheh si publik tallavaje. E aty gabon. Me këtë gjuhë të çlirët flet me të gjithë, publik e gazetarë të huaj. Ai nuk e di se ç’mendojnë të tjerët për të.
Gjigantit nuk i duhet komedia që thur për të huajt, por tragjedia që thur për shqiptarët. Tragjedia e shqiptarëve e ushqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.