Shtyhet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, nis më 27 shkurt

Gjykatësi i vetëm miraton pjesërisht kërkesën e mbrojtjes, procesi ishte planifikuar të fillonte më 24 shkurt.

Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit në çështjen kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, është shtyrë për datën 27 shkurt.

banner

Sipas njoftimit zyrtar, gjykimi ishte paraparë të niste më 24 shkurt, por vendimi për shtyrje u mor pas një kërkese nga mbrojtja e Thaçit.

“Më 28 janar 2026, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë”, thuhet në njoftim.

Ky është procesi i dytë gjyqësor në Hagë ndaj Thaçit dhe bashkë të akuzuarve.

Në seancat që pritet të nisin më 27 shkurt, Prokuroria ka paralajmëruar paraqitjen e tre dëshmitarëve, ndërsa natyra dhe përmbajtja e dëshmive të tyre tashmë janë bërë të ditura nga organi i akuzës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.