
Shkëlzen Gashi, analist dhe autor i emisionit “Nerv”, ka shkruar një status, ku ka folur rreth komenteve negative ndaj tij dhe Donika Gërvallës, ministre në detyrë e MPJD-së.
Gashi ka kritikuar gjuhën ndaj Gërvallës.
Po ashtu, Gashi ka përmendur edhe “militantët e VV-së”.
“I pashë disa prej komenteve te faqja PUBLIKJA lidhur me intervistën me Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës zonjën Donika Gërvalla – Schëarz. Më bani përshtypje se disa prej komentuesve thojshin se janë ba bashkë dy thmitë e udbashëve 🙁
Në rregull me m’thanë mu që jam thmi i udbashit se nuk e dini as kënd e kam babë, por me i thanë Donikës, babën e të cilës e ka vra UDB-ja, s’po di…
Mandej, po shajnë militantat e LVV-së.
Po më vjen keq me ju thanë, po ju jeni fort ma zibidi” – ka shkruar Gashi.



