“Vajzat në Ukrainë janë të bukura”: Lajçak jep dorëheqje pas publikimit të lidhjeve me Epstein

Miroslav Lajçak ka dhënë dorëheqja nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pas publikimit të mesazheve që i kishte dërguar të dënuarit për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

“Përshëndetje nga Kievi! Thjesht dua të konfirmoj se vajzat këtu janë të bukura si gjithmonë,” shkroi Lajçak në tetor të 2018 në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

banner

Kryeministri Fico njoftoi se do ta pranonte dorëheqjen e Lajçakut.

“Miro e ka dëshmuar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, megjithëse të gjithë ne, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek, i cili, përmes mashtrimit me grante në nivelin e Sllovakisë dhe BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajçak”, ka thënë Fico në një deklaratë, transmeton gazeta Dnevnik N, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.