
Një fëmijë 10- vjeçar është aksidentuar rëndë më 10 gusht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Elvis Hasani po lëvizte me biçikletë kur u godit nga një veturë. Sipas familjes, shoferi nuk u ndal për t’i ofruar ndihmë, ndërsa fëmija u dërgua në QKUK nga persona të tjerë.
Elvisi po trajtohet prej ditësh në QKUK, ndërsa familja e tij e varfër nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet.



