
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale me seli në Hagë.
Duke folur në Kuvend, Kurti ka theksuar se nuk ka ndryshuar mendim për Gjykatën Speciale.
“Është gjykatë monoetnike me mungesë të theksuar të transperencës” – tha Kurti për Specialen, transmeton Gazeta Politika.
Kurti ka vlerësuar se nisja e Ligjit për Gjykatën Speciale është bërë me qëllim të mirë nga PDK-ja, e cila është sponsorizuesja e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit mbi këtë gjykatë.
Tutje, Kurti vlerësoi se për shkak të pakënaqësisë me vendimin e Speciales, ligji u shkrua shpejt.
“Na duhet një ligj që nuk kthehet shpejt, një ligj që nuk anulohet” – tha Kurti, duke propozuar hartimin e një ligji të ri nga Grupi Punues për Apelin në Gjykatën Speciale.
“Ne presim që javën e ardhshme grupi punues ta sjellë draftin e parë. Aty janë të angazhuar të gjithë dhe ne e presim strategjinë javën e ardhshme. Presim gjithashtu që ky ekip me ekspertë ta sjellë javën e ardhshme draftin e ri të ligjit për Dhomat e Specializuara” – ka shtuar Kurti.



