
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësim për koston reale të librave shkollorë për nxënësit e klasës së shtatë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar një faturë prej 110 eurosh vetëm për librat, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera shkollore.
“E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, duke theksuar se mbështetja e paraparë nga qeveria është e pamjaftueshme.
Sipas saj, shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike në fillim të vitit të ri shkollor, ndërkohë që çmimet për librat dhe materialet tjera vazhdojnë të rriten.



