
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim në nderim të 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti ka përmendur edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Kurti ka vlerësuar se ata po akuzohen padrejtësisht.
“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së Republikës, brengosemi që krerët e UÇK-së e të Republikës së Kosovës po akuzohen padrejtësisht sepse guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes njëshekullore dhe një regjimi gjenocidal. Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk qëndrojnë. S’marrin parasysh kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare që ia detyrojmë lirinë e sotme. Krimet kundër njerëzimit i ka kryer Serbia e Millosheviqit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit. Barazia e krerëve të UÇK-së me regjim gjenocidal është i paqëndruehsëm dhe i papranueshëm për ne”, ka thënë Kurti.
Foto: Driton Paçarada



