Pas katër vitesh, Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët qeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është për vizitë zyrtare në Kosovë.

Nga Prishtina, Spiropali ka paralajmëruar mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet.

banner

“Biseduam edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë fort që ka ardhur koha që brenda vitit 2026 të mbajmë një takim të përbashkët në Shqipëri ose Kosovë ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, fushat me interes të përbashkët, janë të gjithë sektorët aty, dhe të gjitha prioritetet tona mes dy qeverive që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.