
Presidenti francez kërkon negociata me Iranin dhe mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Presidenti i Francë, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se “shpërthimi i luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit bart pasoja të thella për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Duke e cilësuar përshkallëzimin si “të rrezikshëm për të gjithë”, Macron theksoi se regjimi iranian “duhet ta kuptojë se nuk ka mundësi tjetër përveç angazhimit me bindje të mira në negociata, për t’i dhënë fund programeve bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe aktiviteteve rajonale destabilizuese”.
“Populli iranian duhet të ketë mundësi të ndërtojë një të ardhme të lirë”, ka shkruar ai në një postim në platformën X.
Macron bëri të ditur se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se do të zhvillojë konsultime me aleatë evropianë dhe rajonalë lidhur me situatën.



