Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: 359 milionë euro kontrata njëburimore, korrupsion transparent!

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka publikuar një status, ku ka akuzuar pushtetin në lidhje me kontratat njëburimore.

Sipas Bajramit, pushteti ka nënshkruar 2913 kontrata njëburimore për 6 vite.

Postimi i plotë:

𝐊𝐎𝐑𝐑𝐔𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐏𝐀𝐑𝐄𝐍𝐓

Në kohën kur pacientët lihen pa barna, kinse për shkak të procedurave të prokurimit, numri i kontratave njëburimore (procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë) sipas të dhënave zyrtare ka arritur në 𝟐𝟗𝟏𝟑.

Po, po, mirë e lexuat!

𝐍𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞 k𝐚𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝟐𝟗𝟏𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟑𝟓𝟗 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡.

Prej tyre, 1706 janë kontrata për herë të parë në vlerë prej 304 milionë eurosh, e 1207 janë aneks-kontrata në vlerë prej 55 milionë eurosh.

Të dashur qytetarë,

Rasti i fundit që ishte në medie i furnizimit me pelet nga ana e komunave tregon më se miri dëmet/korrupsionin që bëhet me kontrata njëburimore.

Derisa komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar 520 euro/ton, komuna e Graçanicës ka blerë nga e njëjta kompani me tender të hapur 380 euro/ton.

Dallimi në çmim 140 euro/ton.

Këto kontrata duhet të hetohen. Të gjitha kontratat që janë lidhë pa aprovim paraprak nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik janë vjedhje me letra e taksave të qytetarëve të këtij vendi, taksave edhe të atyre që shteti s’po ua siguron barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit.

Përgjegjësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.