Raportohet se janë vrarë ministri i Mbrojtjes i Iranit dhe komandanti i Gardës Revolucionare

Ministri i Mbrojtjes i Iranit dhe komandanti i Gardës Revolucionare janë vrarë, sipas tre burimeve të cituara nga media ndërkombëtare, shkruan Reuters.

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour, besohet se janë vrarë në sulme izraelite, kanë bërë të ditur dy burime të njohura me operacionet ushtarake të Izraelit dhe një burim rajonal.

banner

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet në Teheran lidhur me raportimet.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa priten reagime dhe zhvillime të reja në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.