
Kryeministri Albin Kurti është shprehur në favor të zgjedhjes së Murat Jasharit në postin e Presidentit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë që do të bashkonte spektrin politik në vend.
“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë si profesor dhe personalitet si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për Republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin”, ka deklaruar Kurti.



