
Kryeministri thotë se është takuar dy herë me Bedri Hamzën dhe tri herë me Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje nga takimet dhe komunikimet që ka pasur me liderët e opozitës lidhur me përpjekjet për të arritur një marrëveshje politike.
Ai tha se është takuar dy herë me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, dhe tri herë me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sipas Kurtit, pas këtyre takimeve nuk ka pasur më gatishmëri për takime të reja nga ana e tyre, por komunikimi ka vazhduar përmes telefonit.
“Me kryetarin Hamza jam takuar dy herë, me kryetarin Abdixhiku jam takuar tri herë. Që nga pardje nuk pranonin që të takoheshim më. Unë i falënderoj se edhe pse nuk jemi takuar ne kemi komunikuar në telefon. Pa ndërmjetësues. Kjo është atmosferë e mirë. Por, atmosfera e mirë nuk do të thotë marrëveshje politike”, tha Kurti.
Ai tregoi gjithashtu se gjatë bisedimeve i ishte kërkuar nga PDK-ja që kandidati për president të ishte nga kjo parti dhe të votohej nga Vetëvendosje.
“Mua mu tha nga kryetari i PDK-së që ata duan që kandidati të jetë nga PDK-ja, dhe ai të votohet nga ne. Unë i kam shpjeguar me dashamirësi se nuk mund të bëj marrëveshje pa i ditur emrat dhe e falënderoj kryetarin Hamza i cili e ka kuptuar reagimin tim”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar edhe një emër konkret për këtë post.
“Thash se unë e kam një emër, ju thash, Andin Ukshin Hoti. Andin Hoti ishte një propozim i yni, nuk u pranua”, deklaroi Kurti.



