Buja: Vetëm Kurti e dinte se nuk do ta rikandidonte Osmanin, pse nuk gjeti një kandidat jopartiak?

Gazetari Jetlir Buja thotë se vetëm Albin Kurti e dinte që nuk do ta kandidonte më Vjosa Osmani dhe se opozita nuk mund të fajësohet për mungesë propozimesh.

Gazetari Jetlir Buja ka ngritur pikëpyetje lidhur me procesin e mundshëm të përzgjedhjes së kandidatit për president në Kosovë, duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë i vetmi që e dinte se nuk do ta kandidonte sërish presidenten Vjosa Osmani.

banner

Sipas Bujës, Kurti ka qenë gjithashtu i vetmi që e ka ditur se Murat Jashari nuk do të pranonte kandidaturën, ndërsa ai ngre pyetjen se cili ka qenë kandidati jopartiak i propozuar nga Kurti për postin e presidentit.

Ai thekson se nëse kryeministri do t’i kishte ofruar opozitës të paktën një figurë jopartiake për këtë post, atëherë përgjegjësia për mosarritjen e një marrëveshjeje do t’u takonte partive opozitare.

Buja shton se opozita nuk mund të fajësohet për mungesë propozimesh, pasi sipas tij çdo emër që mund të propozohej prej tyre do të përballej me kritika dhe sulme në rrjetet sociale. Ai gjithashtu thekson se opozita kishte shprehur gatishmëri për të mbështetur një figurë jopartiake.

“Oppozita e ka mbështet Murat Jasharin kur është përmendur prej Kurtit dhe përmes kësaj ka treguar se do të mbështeste edhe ndonjë figurë tjetër jopartiake nëse do të propozohej prej tij”, ka shkruar Buja.

Në fund, ai ngre pyetjen pse, nëse Kurti e dinte prej kohësh që nuk do ta rikandidonte Osmanin, nuk ka arritur të propozojë të paktën një figurë të vetme që nuk i përket partisë së tij për postin e presidentit.

Postimi i tij i plotë:

Kurti eshte i vetmi qe e ka dite se nuk e kandidon me Vjosa Osmanin. Eshte i vetmi qe e ka dite se nuk po pranon Murat Jashari. Cili ka qene kandidati jopartiak i tij per President? A ia ka ofru opozites te pakten nje figure te vetme qe s’i takon partise se tij?

Nese kish ndodhe keshtu, partive te opozites iu kish taku faji.

Ne anen tjeter, partite opozitare s’munden me u fajesu per mungese propozimesh. Kedo qe e kishin propozu, e kishin djege ne ferrin e rrjeteve sociale. Plus kesaj as s’iu ka taku. Opozita e ka mbeshtet Murat Jasharin kur eshte permend prej Kurtit. Dhe permes kesaj ka tregu qe e kish mbeshtet edhe ndonje figure tjeter jopartiake nese ish propozu prej tij

Pra, ceshtja eshte: pse kur e ka dite qe nuk e kandidon me Vjosa Osmanin (kushedi qe sa kohe) nuk ka arrite me propozu asnje figure te vetme qe s’eshte pjeee e partise se tij?!

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.