
Arian Tahiri dhe Përparim Gruda kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit.
Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka kritikuar qeverinë dhe pushtetin për situatën e krijuar.
“Vendi ynë është në prag të zgjedhjeve dhe pyetja është pse po shkon Kosova drejt zgjedhjeve, a ishte pashmangshme apo nuk kishte mundësi që vendi të kishte president dhe institucione stabile? Përgjigjja jonë është e qartë: po, kishte mundësi. Por ata refuzuan nga shumica parlamentare. Siç e dini, LVV në zgjedhjet e 28 dhjetorit i fitoi 51.1 për qind të votave. Qytetarët ia dhanë edhe një mandat për të krijuar institucione dhe ata konstituuan Kuvendin dhe formuan qeverinë më të madhe që Kosova e ka pasur ndonjëherë”, tha ai në konferencën për media.
Tutje, ai ka treguar se cili është mesazhi i VV-së, sipas tij.
“Mesazhi i VV-së është i thjeshtë, ose do t’i kontrollojmë të gjitha institucionet ose nuk do të ketë stabilitet.



