Joseph: Nëse Kushtetuesja nuk e shpërndan Kuvendin, lidershipi duhet të bashkohet dhe ta mbështesë Osmanin për të shmangur krizën

Profesori amerikan thotë se ngërçi politik në Kosovë është i panevojshëm dhe paralajmëron se mund të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në.

Profesori amerikan Edward Joseph ka deklaruar se lidershipi politik në Kosovë duhet të bashkohet dhe ta mbështesë presidenten Vjosa Osmani për të shmangur një krizë të re politike në vend.

banner

Joseph tha se nëse Gjykata Kushtetuese vendos se Kuvendi nuk është shpërbërë plotësisht dhe se nuk duhet të mbahen ende zgjedhje të reja, atëherë udhëheqësit politikë duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të bashkëpunojnë për stabilitetin institucional.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos se Kuvendi nuk është shpërbërë plotësisht dhe se zgjedhjet nuk duhet të mbahen ende, atëherë lidershipi duhet të bashkohet dhe ta mbështesë Osmanin, nëse jo për ndonjë arsye tjetër, atëherë për interesat e Kosovës dhe për të shmangur një krizë”, ka thënë Joseph.

Ai ka vlerësuar se situata aktuale politike në Kosovë nuk është rezultat i pamundësisë për të formuar institucionet për shkak të rezultateve të ngushta zgjedhore, por sipas tij është pasojë e mungesës së kompromisit politik.

Sipas Joseph, një krizë e re institucionale mund të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë ShBA-të, BE-të dhe NATO. Ai paralajmëroi se krijimi i krizave të panevojshme dërgon sinjale të gabuara tek partnerët ndërkombëtarë dhe u jep argumente kundërshtarëve të Kosovës, përfshirë edhe Serbisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.