Muharremi: Albin Kurti dhe VV-ja janë shndërruar në barrë të rëndë për Kosovën

Shenoll Muharremi, analist, ka shkruar një opinion, në të cilën ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtid he VV-së.

Sipas Muharremi, VV-ja është burimi kryesor i krizës aktuale.

banner

Tutje, Muharremi ka argumentuar se Kurti dhe VV-ja janë shndërruar nga një shpresë për të ardhmen në një barrë të “rëndë për Kosovën”.

“Burimi kryesor i krizës aktuale qëndron te fakti që LVV nuk pranoi të propozojë dhe të mbështesë një President konsensual. Në vend të kësaj, zgjodhi ta rrezikojë vendin duke tentuar ta kontrollojë edhe institucionin e Presidentit.

Për këtë krizë përgjegjësinë kryesore e mban LVV.

Është për keqardhje të madhe që një parti që fitoi kaq shumë vota dhe kaq shumë besim nga qytetarët nuk po vendos të qeverisë në mënyrë konstruktive dhe të rikthejë besimin përmes punës konkrete.

Sot LVV dhe Albin Kurti, fatkeqësisht, janë shndërruar nga një shpresë për të ardhmen në një barrë të rëndë për Kosovën” – ka shkruar Muharremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.