
Paulina Nushi pyetet ku ishin të armatosurit në Dubravë ?
Hyrja në burgun e Dubravës nuk ishte e lehtë për të mbijetuarin e masakrës së Dubravës, Reshat Nurboja.
Vite më herët ai kishte hyrë për herë të parë pas luftës brenda burgut të Dubravës bashkë me gazetaren Paulina Nushi për të rikthyer përjetimet e tij si dëshmi e krimeve serbe.
“Me Reshat Nurbojën kam hy në burgun e Dubravës për me rikthy sekuenca dëshmie nga krimet e Sërbisë.Në rrëfimin e tij Nurboja më pati thanë se gardianët serbë ishin të pamëshirshëm.Ai tregonte si serbët i kanë detyruar shqiptarët të këndojnë këngë nacionaliste serbe duke i rrahur dhe duke i quajtur “çetnikë”- tha gazetarja Nushi në një postim në facebook.
Sipas saj himni famëkeq i çetnikëve serbë, “Ko to kaze, ko to laze, Srbija je malа”, ishte kënga që gardianët dëshironin më shumë që të burgosurit shqiptarë ta këndonin.
Më tutje, Nushi tha se Nurboja i ka rrëfyer se disa nga shokët e tij u vetëvranë sepse nuk mundën t’i durojnë torturat.
“Ku ishin të armatosurit ?” pyetet ajo duke reaguar kështu ndaj ekspozitës së fundit që shtrembëroj faktet mbi masakrën e Dubravës.
Shkëlzen Gashi, autori i ekspozitës për masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë, kur reagimi i madh dënues vërshoi vendin, u arsyetua se të dhënat i ka marrë nga Fondi për të Drejtën Humanitare, punë të cilën e ka bërë edhe aktivistja serbe, Natasha Kandiq.
Në Masakrën e Dubravës ai përshkroi të kenë humbur jetën edhe “48 shqiptarë të armatosur.” Përveç demantimit dhe distancimit të madh kjo organizatë, gazeta Nacionale kontaktoi edhe vetë Natasha Kandiqin për të marrë një vështrim rreth shfrytëzimit dhe (keq)përdorimit që Gashi i bëri listimit dhe regjistrit të kësaj organizate.
Kandiq e vë në dyshim në rend të parë që Gashi të jetë i kualifikuar profesionalisht, si dikush që “as nuk e ka dijen e as kupton atë çka kemi shënuar.”



