
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke bërë thirrje për mbrojtjen e integritetit të votës gjatë numërimit.
Sipas tij, vullneti i qytetarëve ndodhet tashmë brenda kutive të votimit dhe duhet të mbrohet.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se mbrojtja e votës është e lidhur drejtpërdrejt me legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.
“Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, deklaroi ai.
Kurti u është drejtuar edhe komisionerëve dhe vëzhguesve, duke thënë se mbi ta bie një përgjegjësi e rëndësishme institucionale.
“Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues”, shkroi Kurti.
Në fund, ai i falënderoi për angazhimin në procesin e numërimit të votave.



