Pas marrëveshjes për bashkëpunim me Limajn, PDK prin në Malishevë pas 15 vitesh

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në komunën e Malishevës pas rreth 15 vitesh, bazuar në rezultatet preliminare nga numërimi i votave.

Ndonëse nuk pati koalicion formal mes PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, dy partitë kishin arritur marrëveshje për bashkëpunim politik.

banner

Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja po prin në Malishevë ndërsa janë numëruar rreth 90 për qind e votave.

Malisheva tradicionalisht është konsideruar bastion i Nismës Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.