
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se mes tyre ka marrëdhënie të mira, por edhe dallime politike.
“Marrëdhëniet i kemi të mira”, deklaroi Kurti.
Ai tha se kjo nuk do të thotë që pajtohen për çdo çështje, sidomos sa i përket qasjes ndaj Beogradit zyrtar.
“Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar”, u shpreh ai.
Sipas Kurtit, Kosova dhe Shqipëria kanë ndjeshmëri të ndryshme në raport me Serbinë.
“Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti në intervistën për Kanal 10.



