
Hysni Mehani, kryetar i VV në Skënderaj, ka publikuar një video, ku pretendon se është kërcënuar nga Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së.
Ai ka shkruar se nuk frikësohet.
Postimi i plotë:
Hysni Gucati prej xhipit nder të tjera sot më tha: ruaju se me mua keq e ki shumë!
Hysni, ti Gucati, kurrë në jetë nuk ruhem e as tutem për mendimet e qendrimet e mia.
Hysni, ti Gucati, veç një lutje e kam për ty dhe shefin tënd, kur jemi në raste të homazheve dhe përkujtimeve siç ishte sot rasti me të rënët e fshatit Polac, është shumë e ulët por edhe e turpshme që në data e dita si këto të provoni të kërcënoni.
Mësoni të respektoni të rënët dhe dhimbjen familjeve të tyre. Në data si këto duhet të flas vetëm respekti për të rënët dhe solidarizimi me familjet e tyre. Gjithçka tjetër është e tepërt. Këtu jemi, ju nuk do të jeni asnjëherë pronar të lirisë sonë.



