
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur rreth zhvillimeve politike në LDK.
Duke folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, ajo ka vlerësuar se partitë janë shtëpi të hapur.
“Në politik, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike. Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen në ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai de LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili.



