Abdixhiku konfirmon Osmanin për presidente, veten kandidat për kryeministër

Kreu i LDK-së tha se partia do të garojë me një listë të përbashkët zgjedhore, me Vjosa Osmanin bartëse të listës dhe kandidate për presidente.

Kryetari i Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë se Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të LDK-së.

banner

Ndërkohë, Abdixhiku bëri të ditur se ai vetë do të kandidojë për postin e kryeministrit.

“Po bashkohemi rreth LDK-së, po e bashkojmë energjinë tone politike, në një listë të përbashkët garuese. Këtë të martë në takimin e kryesisë qendrore dhe kryetarëve të degëve kam shtruar propozimin për një listë bashkuese.

Me këtë propozim kam propozuar garim të përbashkët për president dhe kryeministër. Kam propozuar që LDK-së të garojë me Vjosa Osmanin si candidate për presidente të Republikës, dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore, dhe me mua, kryetarin e LDK-së, si kandidat për kryeministër”, ka thënë Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.