Nafta arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit

Çmimi i naftës ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i majit. 

Të premten sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë kushton 1.69 euro, një litër benzinë kushton 1.50 euro, ndërsa një litër gas 0.60 euro. 

banner

Deri tash, që prej 5 majit, një litër nuk ka kushtuar më shtrenjtë. Atë kohë, një litër naftë kushtonte 1.67 euro. Një litër benzinë atë ditë kushtonte 1.52 euro, ndërsa gasi 81 centë.

Prej asaj kohe e deri javën e shkuar, ishte në fuqi një armëpushim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e arritën me Iranin. Armëpushimi bëri që nafta në bursë të kishte çmim më të ulët. 

Por ditë më parë u rikthyen sulmet dhe u rimbyll Ngushtica e Hormuzit, që shërben si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel bote. Çmimi i naftës nisi të ngrihej menjëherë./KOHA

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.