
Fatos Geci ka reaguar pas incidentit ndaj asamblistit të VV-së, Hysni Mehani, duke e cilësuar sulmin fizik si të turpshëm dhe të papranueshëm.
“Sulmi fizik i ushtruar sot ndaj Hysni Mehani është i turpshëm dhe i papranueshëm”, shkroi ai.
Geci përmendi edhe një rast të mëhershëm, duke akuzuar Sami Lushtakun për sulme verbale ndaj deputetes Adriana Matoshi.
“Muaj më parë njeriu i quajtur Sami Lushtaku kishte ushtruar sulme verbale ndaj deputetes Adriana Matoshi. Siç duket, nuk u mjaftua me ofendimet më të ulëta, por tani ka treguar edhe dhunë fizike ndaj një anëtari tjetër të VV-së”, deklaroi ai.
Në reagimin e tij, Geci kritikoi edhe analistët dhe mediat që, sipas tij, nuk kanë reaguar për rastin.
“Sot, si për çudi, janë strukur pseudo-analistët politikë dhe mediat e varura, të cilat zgjedhin të reagojnë vetëm kur u konvenon”, tha ai.
Në fund, ai e cilësoi situatën si “vërtet të trishtueshme”.



