Faleminderit Prishtina dhe Tirana”/ Mbyllet protesta për gjuhën shqipe në Shkup

Mbyllet në Shkup protesta e studentëve për gjuhën shqipe, ndërkohë që studentët kanë paralajmëruar se kjo nuk ndalet vetëm me provimin e jurisprudencës, nga edhe nisi e gjithë lëvizja.

Nën thirrjet e vazhdueshme “UÇK, UÇK”, dhe “O sa mirë me qen shqiptar”, ata kanë paralajmëruar se heshtja nuk është me opsion dhe duhet të dëgjohen nga institucionet.

banner

Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Sot u dridh i gjithë Shkupi. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”, shprehen ata, teksa falenderuan studentët shqiptarë që iu bashkuan për t’i mbështetur nga Prishtina dhe nga Tirana.

Kjo është protesta e dytë në Shkup e organizuar nga studentët shqiptarë që kërkojnë që të zhvillojnë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqip

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.