Hisen Berisha: Kosova u varfërua nga propaganda dhe u shkatërrua nga paaftësia e qeverisë Kurti

Ish-deputeti Hisen Berisha ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, duke e akuzuar për degradim ekonomik, izolim diplomatik dhe shkatërrim institucional.

Sipas Berishës, premtimet për zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie nuk janë realizuar, ndërsa Kosova sot renditet ndër vendet më të varfra në Evropë.

banner

“Ky është bilanci real i qeverisjes Kurti – degradim ekonomik, izolim diplomatik, shkatërrim institucional dhe zbrazje masive e vendit”, shkroi ai.

Berisha tha se shteti nuk matet me propagandë dhe deklarata politike, por me mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin institucional.

“Në të gjitha këto fusha, Kosova gjatë qeverisjes Kurti ka pësuar rënie dramatike”, deklaroi ai.

Ai kritikoi edhe raportet me aleatët ndërkombëtarë, duke përmendur masat e Bashkimit Evropian dhe tensionet me SHBA-të.

“Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, shteti ynë është futur nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Berisha.

Në aspektin ekonomik, ai tha se qytetarët po përballen me rritje çmimesh, humbje të fuqisë blerëse dhe mungesë perspektive.

“Përderisa qeveria propagandon ‘sovranitet ekonomik’, qytetari po lufton për mbijetesë”, deklaroi ai.

Berisha tha se largimi i të rinjve nga Kosova është “referendumi më i rëndë kundër kësaj qeverie”.

Në fund, ai vlerësoi se qeveria Kurti do të mbahet mend për një Kosovë më të varfër, më të izoluar dhe me institucione të dobësuara.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.