
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar disa biznese në Anamoravë, duke theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit në arritjen e suksesit.
“Suksesi nuk vjen kurrë rastësisht. Ai ndërtohet çdo ditë me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë”, shkroi Osmani.
Ajo tha se bizneset e Anamoravës janë shembull i profesionalizmit dhe punës së ndershme.
“Bizneset e Anamoravës janë dëshmi se kur puna e ndershme bashkohet me profesionalizmin, rezultatet flasin vetë”, deklaroi ajo.
Osmani falënderoi për pritjen gjatë vizitave në kompanitë Uji Dea, ASK Foods dhe Euro Fisi, duke vlerësuar angazhimin e tyre në zhvillimin ekonomik.



