Krypometër: E rreme deklarata se Elisa Spiropali ka thënë që Vjosa Osmani u takua me Radojçiçin

Platforma për verifikimin e fakteve “Krypometër” ka deklaruar se është i rremë pretendimi se ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se “Vjosa Osmani është takuar me Radojçiçin në Shqipëri bashkë me krerët e PDK-së dhe Baton Haxhiun”.

Sipas Krypometrit, Spiropali nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë.

banner

E kontaktuar nga kjo platformë, Spiropali ka mohuar pretendimin.

“Deklarata që më keni nisur nuk është e imja. Nuk kam bërë asnjëherë një deklarim të tillë”, ka thënë ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.