“Kur jena te frizerkat”/ Doarsa Kica komenton deklaratën e  Konjufcës: Asnjëherë nuk e paskam mendu që mundet me ra në këtë nivel

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj deklaratave të Glauk Konjufcës për Vjosa Osmanin, duke i cilësuar ato si gjuhë seksiste dhe propagandistike.

Në emisionin “Pressing” në T7, ajo tha se Konjufca “ra në grackën e agjendës propagandistike” të VV-së.

banner

“Më vjen keq që ka rënë në këtë grackë të agjendës propagandistike të LVV-së”, deklaroi Kica-Xhelili.

Ajo tha se e dhimbshme ishte edhe fakti që, sipas saj, aty kishte gra që buzëqeshnin gjatë deklaratës së Konjufcës.

“Më e dhimbshme që aty kishte gra të tjera që buzëqeshnin bashkë me të”, u shpreh ajo.

Kica-Xhelili tha se deklarata e Konjufcës ishte “gjuhë seksiste” dhe kritikoi gratë e VV-së pse nuk janë distancuar.

“Është gjuhë seksiste dhe më vjen keq që një nga përfaqësuesit kryesorë të një partie politike që ia kanë mveshur vetes se janë mbrojtës të të drejtave të grave”, tha ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.