
Zyrtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Glauk Konjufcës pas deklaratave dhe polemikave të fundit lidhur me Vjosa Osmanin.
Tahiri tha se Konjufca po mundohet ta arsyetojë situatën me “të pavërteta”.
“Glauk Konjufca duhet me dhanë dorëheqje sonte, nesër është vonë. Një ofendim nuk fshihet me një mashtrim”, shkroi Tahiri në Facebook.
Ai reagoi edhe ndaj pretendimit të Konjufcës se pyetjen ia kishte bërë një “pseudogazetar”.
“Në reagimin e tij, Glauku po thotë një të pavërtetë. Ai po thotë me pyeti një gazetar, a videon virale e ka ba militanti i VV, Valton Hasani, i cili nuk është hiq gazetar”, deklaroi Tahiri.



