Haxhi Avdyli ironizon Kurtin: Po i përsërit të njëjtat fore tash e 6 vjet, qytetarët duan rezultate

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Haxhi Avdyli, ka ironizuar deklaratat dhe batutat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai po i përsërit të njëjtat “fore” tash e gjashtë vite.

Në një reagim publik, Avdyli renditi disa nga deklaratat që ia atribuoi Kurtit.

banner

“➡️ Makiato 51%, tash po e bëjmë Makiato 60%. ➡️ Viti i ri erdh 3 ditë përpara, e sivjet vera po vjen 3 javë përpara. ➡️ Rroga vogël, fitimi madh”, shkroi ai.

Sipas Avdylit, Kurtit po i mungon kreativiteti politik.

“Albin ti je enciklopedi, banu pak ma kreativ. Mos i përsërit 6 vite njejtat fore”, deklaroi ai.

Ai tha se qytetarët tashmë po kërkojnë rezultate konkrete dhe jo vetëm batuta elektorale.

“Fol pak për ato autostrada që ke përfundu, për fabrikat milionëshe që i ke sjell në Kosovë, për sigurimet shëndetësore, për stadiumin kombëtar”, u shpreh Avdyli.

Në fund, ai tha se “koha e argëtimit elektoral po merr fund”.

“Njerëzit po duan rezultate”, deklaroi Avdyli.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.