Charles III: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të punojnë bashkë për siguri e stabilitet në Evropë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Charles III ka theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, e cila, sipas tij, mbështetet në vlera të përbashkëta dhe në partneritetin shumëvjeçar.

Mbreti ka kujtuar vizitën e tij të parë në Kosovë më 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016.

Gjatë vizitës së dytë, Charles III dhe bashkëshortja e tij kishin vizituar në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të presidentes Shiroka-Pula.

“Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike”, thuhet në njoftimin e Presidencës./KOHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.