Kurti: Drejtësia është e shtrembër në Kosovë, nuk e mbron të dobëtin

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ai ka ripërsëritur se deri nesër para orës 18:00 i pret raportet e kërkuara nga ana e MPB dhe MD.

Kurti ka kritikuar edhe drejtësinë në Kosovë.

“Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cenojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur peshoren e justicjas, zonjës së drejtësisë, e kanë çaluar kah i fuqishmi dhe i pasuri, ia kanë zbuluar njërin sy për të parë se kah të peshojë drejtësia. E natyrisht, shpata mandej nuk ka për t’i rënë asnjëherë krimit e kriminelëve, por do të bie gjithnjë mbi të dobëtin, të varfrin dhe të pafuqishmin. Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.