
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar mesazhin e saj elektoral për zgjedhjet e 7 qershorit, duke kërkuar mbështetje për ekipin e saj dhe kandidatët Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku.
“Për Kosovën që beson. Për Kosovën që punon. Për Kosovën që zhvillohet”, thuhet në mesazhin e LDK-së.
Partia thekson se fokusi i saj janë familjet, të rinjtë dhe e ardhmja e vendit.
“Me Vjosën dhe Lumirin. Me ekipin e LDK-së. Me qytetarët në zemër të çdo vendimi”, shkruan LDK.
Në fund, LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë numrin 113.
“Më 7 qershor, voto LDK 113. Voto 1. Voto 2.”



