Thaçi me mesazh në Facebook: Dua t’jua shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh nga Haga, duke shprehur bindjen se në fund të procesit do të dëshmojë pastërtinë e tij.

Thaçi ka thënë se dëshiron t’ua shtrëngojë dorën dhe t’i përqafojë të gjithë ata që po e mbështesin gjatë këtij procesi.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë timen i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka deklaruar Thaçi.

Ish-presidenti po mbahet në Hagë, ku po zhvillohen procedurat gjyqësore ndaj tij para Dhomave të Specializuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.